English

Hard-disku i ri Western Digital prej 6TB

SHBA, 17 Shtator NOA - Është zyrtarizuar i riu Western Digital My Book Studio Edition II, një sistem i gjerë dhe i fuqishëm arkivimi shtëpiak që mund të arrijë deri në 6TB falë dy disqeve të montuara së bashku në brendësi të një paketimi tepër rezistent. Një hapësirë me të vërtetë shumë e madhe, e disponueshme ndër të tjera dhe në variante më të vogla si 2TB dhe 4TB, që sigurisht do të jetë tepër komode për ata përdorues që kanë nevojë për një kapacitet të tillë arkivimi. Paketimi i aparaturës është plastik me një dekor të pasim ku mund të gjenden hyrje FireWire 800, FireWire 400 dhe një portë USB 2.0. Për sa i përket çmimeve, Western Digital My Book Studio Edition II me memorie 6TB kushton plot 530 euro. r.b/NOA

KOMENTE