Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet sekseri i Prokurorisë, kërkoi 5 mijë euro për lirimin nga burgu
English

Kapet sekseri i Prokurorisë, kërkoi 5 mijë euro për lirimin nga burgu

Prizren, 17 shtator 2011, NOA- Policia e Prizrenit ka vënë në prangat e policisë një person të dyshuar si i përfshirë në veprën penale të mashtrimit. Me dyshimin e bazuar se është kryer vepra penale e mashtrimit, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka nisur hetimet pas një informatë të pranuar në polici se zyrtarë të prokurorisë në Prizren kanë pranuar ryshfet në vlerë prej 5000 euro, për një rast të dyshimtë të trafikimit me qenie njerëzore. Lidhur me këtë informatë, DHKEK, ka intervistuar një të arrestuar të paraburgosur si i dyshuar për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore. Familjarë të personit të arrestuar i kanë dhënë të dyshuarit Abedin.K të holla në vlerë prej 5000 euro pasi ai kishte garantuar në emër të Prokurorisë një mënyrë që personi i arrestuar të lirohet. Procedura hetimore e zhvilluar nga zyrtarët e DHKEK-së ka rezultuar se asnjë zyrtar i prokurorisë nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast dhe gjykata e ka dënuar me tre vite e gjysmë të dyshuarin për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore. Pas verdiktit të gjykatës policia ka pranuar informatat për të dyshuarin për veprën penale të mashtrimit Abedin. K 39 vjeç, nga një fshat i komunës së Rahovecit, i dyshuar i cili nuk punon në Prokurori apo ndonjë pozitë tjetër zyrtare por që kishte garantuar për lirimin e të burgosurit dhe pas kësaj ai është arrestuar nga policia. a.y/NOA

KOMENTE