English

Policia e Lezhës, çon mbas hekurave 8 shpërndarës droge

Lezhë, 17 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një operacion i policisë së Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e 8 djemve të rinj të cilëve iu është gjetur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike. Të prangosurit shisnin lëndë narkotike në pika të ndryshme të qytetit, ndërsa nga ana e policisë ata u konsideruan si shpërndarës droge dhe pas informatave të vazhdueshme të tyre, u bë edhe arrestimi në flagrancë. Burime zyrtare nga policia e Lezhës bëjnë me dije se të ndaluarit janë Festim Ginani 27 vjeç, Mikel Medja 21 vjeç, Kristian Dodaj 19 vjeç, Enlir Cafi 19 vjeç, Xhulio Keqi 19 vjeç, Qazim Hakaj, Ergys Çuni 25 vjeç dhe 17 vjeçari me iniciale E.P. Tetë të rinjve iu gjet lëndë narkotike e shpërndarë në qese ku brenda përmbanin doza të ndryshme. a.y/NOA

KOMENTE