Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shfrytëzonin një 19-vjeçare për prostitucion, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
English

Shfrytëzonin një 19-vjeçare për prostitucion, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Itali, 17 shtator, NOA - Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Operacioni i policisë Italiane është zhvilluar në qytetin e Silvit në afërsi të Pescarës. Shqiptarët e arrestuar janë; Arjan Gjini, 24-vjeç, Ardit Huqi, 24-vjeç dhe Artil Kuqaj, 21-vjeç. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se tre të arrestuarit shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Shqipëria, 19-vjeçe të cilën e kishin sjellë në Itali në mënyrë klandestine. Ata kishin një zonë në Silvi, ku nxirrnin vajzën që të prostituonte dhe e ruanin në distancë. Të rinj siguroheshin që në zonën e tyre të mos vinin vajza të tjera, apo grupe rivale. Policia ra në gjurmët e tre shqiptarëve, pasi këta të fundit kishin kërcënuar dy prostituta që afroheshin në vendin ku “punonte” patriotja e tyre. Sipas policisë, të rinjtë u kishin marrë paratë vajzave të tjera që afroheshin në zonë. Antonio Tricarico, komandanti i policisë në plazhin e Silvit, tha se prej disa kohësh nuk ishim pasur probleme me bandat e prostitucionit. Ai informoi se tre shqiptarët janë dërguar në burg dhe ka nisur procesi penal për favorizim të prostitucionit. Ndërsa vajza, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, është dërguar në një qendër trajtimi. a.k/NOA

KOMENTE
  • Leonidas Stefa22:33 - 22 Shtator 2011
    shikoje shikoj mafiozet
  • Leonidas Stefa22:06 - 21 Shtator 2011
    si mudetem te itersohem per vajzen ce eshte kapur ne itali ce este e kerkuar ne shiperi po le nje numer tl dodhen ne greci ne kete numer 00306978281534
  • Leonidas Stefa21:59 - 21 Shtator 2011
    si mudem te itersohem per vajzen shqiptare te njoftoj per te ce eshte e kerkuar na sheperi