Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas 20 vitesh pavarësi, partia pro-ruse fiton zgjedhjet në Letoni
English

Pas 20 vitesh pavarësi, partia pro-ruse fiton zgjedhjet në Letoni

Letoni, 18 shtator, NOA - Për hërë të parë që prej marrjes së pavarësisë 20 vjet më parë, zgjedhjet parlamentare në Letoni i ka fituar një parti pro- ruse. Siç bëri të ditur komisioni i zgjedhjeve në Riga, pas numërimit të të gjitha votave, "Qendra Harmoni" një parti proruse ka marrë gati 30 përqind të votave. Blloku i unitetit të kryeministrit në pushtet Valdis Dombrovskis ka marrë 18 përqind, 13 përqind më pak se në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara tetorin e kaluar. Në periudhën e Bashkimit Sovjetik, gati një e treta e popullsisë ka qenë me prejardhje ruse. Dombrovskis kërkon të krijojë shpejt një qeveri të re, megjithë humbjen e votimeve. NOA

KOMENTE