English

Pasqyra e shtypit, 18 shtator 2011

Tiranë, 18 shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 18 shtator 2011.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Ndageta dhe hija e ministres shqiptare”, i cili flet për artikullin e gazetës “La Repubblika” në lidhje me ministren Majlinda Bregu. Disa tituj të tjerë janë; “Policia, skandal me tenderin e uniformave”, “1978 Porto Palermo dhe Mehmet Shehu”.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Kush përfiton, kreditë e buta, skema për 5021 apartamente”, i cili flet për kriteret për ndarjen e kredive të buta për banesa. Disa tituj të tjerë të gazetës janë; “Ministria e Financave: Administrata, vendet që do të shkurtohen brenda 6 muajve”, “Vrasja e Konomit, bie pista për detyrën”, “Rama me editorial: Prokuroria bën politikë”, “Opinion nga Edmond Tupja; Tri herë në ditë”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Nisma e PS në Kuvend: Të ulet TVSH dhe ushqimet për barnat”, i cili flet për propozimin e ri të PS-së. Disa tituj të tjerë janë; “Rama: Unë organizatori kryesor i demonstratës së “21 Janarit”, “Bushati: Pse jemi dyshues për kursin e ri të Ramës”, “Përgjigjet për testet e provimeve me zgjedhje”, “Opinion nga Edison Kurani; PS kthen sytë populli”

“Gazeta Shqiptare”, ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Prudentino në Gjyq, “La Repubblica”: Lidhje me ministren Shqiptare”, i cili pasqyron qëndrimin e medieve italiane në lidhje me gjyqin e të një prej të dyshuarave si anëtarë i mafies italiane. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Përgjimet e Berluskonit: Bëra orgji me 8 vajza brenda natës”, “Gjergji Caka: Vitet e lavdisë, kujtimet e derbit me Tiranës”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “PD shtyn zgjedhjet e nënkryetarëve”, i cili flet për zhvillimet brenda Partisë Demokratike për strukturat drejtuese. Disa tituj të tjerë janë; “Projektet e BB, Prokuroria do të pyes ekspertë të AKKP dhe Aluiznit”, “Albtelekom, del në shitje paketa shtetërore, 37 milionë euro”, “Editorial nga Edi Rama; Nishani i qeverisë mbi 21 janarin”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Rregullorja e PS, Berisha e ministrat në Kushtetuese nëse refuzohen interpelancat”, i cili flet për ndryshimet që socialistët kërkojnë në Rregulloren e Kuvendit. Një tjetër titull i kësaj gazete është; “Vrasja e Konomit, dosja e konfliktit të gjyqtarit në Gjirin e Lalzit”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE