English

Shpërndante heroinë, pranga të riut

Elbasan, 18 shtator 2011, NOA – Një 24 vjeçar është arrestuar pasi është kapur me lëndë narkotike. Hysen Kaziu, u arrestua në lagjen “Aqif Pasha ” në Elbasan, pasi gjatë kontrollit personal të ushtruar nga ana e specialistëve kundër narkotikëve, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale sasia e lëndës narkotike prej:5 doza, lëndë narkotike e llojit Heroinë. Nga ana e këtij seksioni po punohet intensivisht për kapjen e personave të tjerë si posedues dhe shpërndares të lëndës narkotike, e cila është edhe një nga objektivat kryesorë të ketij seksioni. a.q/NOA

KOMENTE