Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentoi të vriste një person, arrestohet 25-vjeçari
English

Tentoi të vriste një person, arrestohet 25-vjeçari

Vlorë, 18 shtator, NOA – Një person është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 20-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borsh të rrethit Sarandë, dy ditë më parë. Autori i tentativës për vrasje është Besjan Petro Limaj, 25 vjeç, banues në fshatin Kaninë Vlorë. Mësohet se Limaj, pas një konflikti me pronarin e një lokali në Borsh, personin me inicialet K. H., 20 vjeç, që qëlluar me armë në drejtim të vendit ku ndodhej ky i fundit në lokal. Pas ndalimit që ju bë dje nga policia, ndaj Limajt ka nisur procedimi penal. a.k/NOA

KOMENTE