English

Zgjedhjet, Merkel drejt humbjes së dytë

Berlin, 18 shtator 2011, NOA - Qytetarët e Berlinit do të votojnë të dielën për të zgjedhur kryebashkiakun dhe parlamentarët e qytet-shtetit gjerman.Sondazhet e para japin fitues kryebashkiakun aktual Klaus Wowereit dhe për kancelaren Angela Merkel parashikohet një tjetër humbje e rëndë.Rreth 2.5 milionë votues do të votojnë deri në orën 18.00.Klaus Wowereit, 57-vjeçar, është zgjedhur si kryebashkiak në vitin 2001 dhe kërkon mandatin e tretë.Wowereit është i famshëm për frazën e tij: “Edhe të jesh homoseksual është mirë!” a.q/NOA

KOMENTE