English

Bllokohet në port kosovari, me dokumente të falsifikuara do udhëtonte në Itali

E hënë, 19 shtator 2011, NOA- Një 42 vjeçar nga Kosova ka rënë pre e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit pasi ka tentuar të udhëtojë drejt Italisë me dokumente të falsifikuara. Mesnatën e kaluar u bë arrestimi në flagrancë Ferki Gerguri, banues në Komunën Vushtri pasi është kapur në flagrancë nga Policia Kufitare teksa ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me një pasaportë kosovare, ku në njërën nga faqet e saj kishte të vendosur një leje qëndrimi sllovene që dyshohet të ketë ndërhyrje falsifikuese në afatin e saj të vlefshmërisë. Nga ana e policisë dokumenti në fjalë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa u kryen veprimet e nevojshme procedurale, ku materialet i kaluan në ndjekje Prokurorisë. a.y/NOA

KOMENTE
  • Kurt Krasniqi19:02 - 19 Shtator 2011
    nuk po me pelqen kjo qe po nodh por ne kosov ekonomia nuk esht e zhvilluar si ne vendet tjera te evropes per ket arsye ndhonin edhe keto gjera