Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bulqizë, minatorët rinisin grevën e urisë
English

Bulqizë, minatorët rinisin grevën e urisë

Bulqizë, 19 shtator 2011, NOA – Ashtu siç kishin paralajmëruar minatorët e Bulqizës kanë rinisur një grevë tjetër urie për kërkesat e tyre ende të papërmbushura. Këtë herë greva e minatorëve ka nisur në një godinë pranë mjediseve të kompanisë ACR në qytetin e Bulqizës. Minatorët u përpoqën të rifuten në mjediset e minierës për të rinisur këtë grevë të re me pikësynimin që kërkesat e tyre të marrin më në fund zgjidhje. Por, qysh prej daljes së tyre nga miniera në muajin gusht, pusi A1 nga ku minatorët hyjnë për në minierë ruhet nga efektivë të policisë. Kjo grevë e dytë e minatorëve vjen në një kohë kur kompania koncesionare ACR dhe minatorët nuk ka rënë ende në ujdi për një nga kërkesat e këtyre të fundit, largimin nga miniera të drejtorit aktual të minierës Mehdad Zogu. Para një jave kompania ACR i bëri thirrje minatorëve t’i riktheheshin punës duke saktësuar se ata që nuk do të nisnin punën do të konsiderohen se nuk duan më të jenë pjesë e kompanisë. Kompania austriake ka pranuar më herët disa nga kërkesat e minatorëve për rritjen e pagës me 20 përqind, përmirësimin e kushteve të punës në minierë, bërjen transparente të investimeve, ndërsa u ka premtuar t’u paguajë edhe pagën e 13-të, sa i përket muajit të qëndrimit të tyre në grevë urie. mit/NOA

Foto-arkiv nga greva e minatorëve në minierën e Bulqizës

KOMENTE