English

Maqedonia, jo afate me Greqinë për emrin

Shkup, 19 shtator 2011, NOA - Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski deklaroi se në asnjë rast nuk do të jepen afate për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Ai e bëri këtë deklaratë në një intervistë për televizionin Kanal5 në Shkup, duke shtuar se Maqedonia do të vazhdojë negociatat konstruktive për zgjidhjen e kontestit të emrit. “Nuk flitet për ndonjë kthesë. Mendoj se ky kontest është mjaft i gjatë dhe mjaft jologjik për të na dhënë argumente që të ecim përpara. Hapi ynë duhet të jetë në përputhje me interesat tona strategjike dhe në përputhje me politikën qeveritare, e cila është qartësisht e definuar”, theksoi ministri Popovski. Kryediplomati maqedonas theksoi se tejkalimi i këtij problemi duhet të jetë në përputhje me metodologjinë e BE-së, ku nuk ka hapësirë për bllokada dhe presione. INA/NOA

KOMENTE