Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pearl Jam, gati filmi për 20-vjetorin
English

Pearl Jam, gati filmi për 20-vjetorin

Toronto, 19 Shtator NOA - Pas dy dekadash aktivitete dhe 60 milionë albume të shitur në mbarë botën, Pearl Jam janë ende një realitet muzikor. Për të celebruar 20-vjetorin e tyre, më 20 shtator grupi do të publikojë një kolonë zanore të “Pearl Jam Twenty”, një film me metrazh të gjatë që u prezantua në Festivalin e Filmit në Toronto. Gjithçka është ndërmarrë nga regjisori dhe fituesi i çmimit oskar Cameron Crowe dhe përmban 29 këngë të rralla që përfshijnë karrierën e grupit. Filmi do të projektohet më 20 shtator ekskluzivisht në 34 kinema italiane të cirkuitit “The Space”. Kolona zanore do të publikohet vetëm pas 20 shtatorit, në DVD Bluray. “Pearl Jam Twenty” është një dokumentar që i ofrohet fansave dhe publikut, ku do të ofrojë një vëzhgim përgjatë rrugës artistike të Pearl Jam, ku përmbahen pjesë nga më shumë se 1 mijë e 200 filmime të rralla dhe të papublikuara ndonjëherë dhe më shumë se 24 orë intervista me pjesëtarë të grupit dhe dëshmitar të koncerteve live të tyre. r.b/NOA

KOMENTE