English

Xhironin film për BBC, arrestohen 5 kineastë

E hënë, 19 shtator 2011, NOA- Pesë kineastë të pavarur të cilët punonin për transmetuesin BBC, u arrestuan në Iran dhe këtë fakt e ka deklaruar vetë BBCTwitter. Prangosja e kineastëve sipas një deklarate të BBC u konfirmua para se të jepej në mediat iraniane. BBC ka mohuar faktin se grupi ishte në varësinë e televizionit britanik në kundërshtim me ç'është raportuar nga Teherani. Ndërkaq ende nuk bëhen të qarta arsyet e arrestimit të tyre. a.y/NOA

KOMENTE