English

Carla Bruni tregon padurimin për lindjen e fëmijës

E martë, 20 shtator 2011, NOA- Në muajin e tetë të shtatëzanisë, Carla Bruni ka shprehur padurimin e saj për të sjellë në jetë fëmijën, që sipas mjekëve mund të lindë që nga 1 tetori në çdo moment. “Sinqerisht nuk po duroj dot më, pasi më duhet të rri ulur dhe shtrirë gjatë gjithë kohës, nuk mund të pi duhan dhe as një gotë vere. Me zor po pres që kjo situatë të përfundoj”, u ka thënë Zonja e Parë e Francës disa studentëve të Galerisë së Arteve në zonën e Marais, në qendër të Parisit. a.y/NOA

KOMENTE