English

Nxirrnin 15 gra lindore në trotuaret e Italisë, prangosen 5 shqiptarë

San Donato Milanese, 20 shtator, NOA - Pesë urdhra arresti janë lëshuar për disa emigrantë shqiptarë që akuzohen për shfrytëzim të prostitucionit në San Donato Milanese të Italisë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, këta pesë persona rezidentë në vendin fqinj, akuzohen se janë përgjegjës pasi kanë nxjerrë në rrugë prostitutat që i menaxhonin, duke u marrë në fund të ditës të gjitha fitimet e tyre.

Hetimi i quajtur me emrin "Flash", u krye mes shtatorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, duke u finalizuar vetëm para pak ditësh.

Mësohet gjithashtu se gratë që nxirreshin në rrugë nga tutorët e tyre shqiptarë, ishin të detyruara të paguanin 800 € në muaj si taksë e punësimit të trotuar. Bëhet fjalë për plot 10 kilometra përgjatë rrugës 39 në San Donato Milanese, në të cilën vendoseshin çdo mbrëmje ndërmjet orës 4 dhe 21, pesëmbëdhjetë prostituta, kryesisht nga Europa Lindore, të shfrytëzuara nga një bandë e udhëhequr nga dy shqiptarë. Kështu, në pranga tani janë vendosur Lulzim P. , i quajtur Mark, 37-vjeçar që jetonte në Monza, dhe bashkatdhetari i tij 33-vjeçar me emrin Ermal G., një banor në Sesto San Giovanni.

Këto 15 gra, që të gjitha mes moshave 23 dhe 30 vjeç, të cilat paguanin më shumë se 800 euro në muaj për të dalë në trotuar, detyroheshin që të paguanin ndërmjet 70% dhe 100% të të ardhurave ditore për "mbrojtjen e garantuar” nga shqiptarët, si edhe një shumë në formë kompensimi për shpenzimet e udhëtimit të kryera nga banda për t'i sjellë ato në Itali.

n.e/NOA

KOMENTE
  • paulo18:00 - 20 Shtator 2011
    heheheheh mafioso italiano prostitutkat e mia jon kon kto ne rrug qe i ka nxon polizia italiane....