English

Sulmoi dhe vodhi ndërtuesin shqiptar, bum akuzash për emigrantin

E martë, 20 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Policia e Romës ka bërë të mundur arrestimin e një emigranti shqiptar të moshës 27 vjeçare. I ndaluari ishte i njohur më parë nga forcat e rendit për tentativë vrasje, grabitje me armë dhe hyrje me dhunë në 20 prillin e kaluar në shtëpinë e një bashkëkombasi të tij i moshës 44 vjeçare, pronar i një firme ndërtimi. Ndaj të ndaluarit ishte lëshuar një masë paraburgimi nga Gjykata e Romës, pas provave të mbledhura nga policia në atë kohë. Sipas të dhënave të karabinierëve, 27 vjeçari hyri me dhunë në banesën e viktimës nga Shqipëria, i cili në atë moment po zihej me gruan e tij dhe pasi i kishte vjedhur 2400 euro e kishte prangosur dhe e kishte kërcënuar duke i kërkuar që të mos e denonconte. Menjëherë sapo doli nga banesa, para se të largohej goditi pesë herë me pistoletë në drejtim të banesës, duke bërë që plumbat të depërtojnë nga dritarja, por që për fat të mirë nuk prekën çiftin. Ndërkaq në momentin që karabinierët bënë të mundur kapjen e 27 vjeçarit, për ti komunikuar urdhrin e dalë nga Gjykata e Romës rezultoi se i riu ishte dënuar me një tjetër masë burgimi nga Gjykata e Velletri për trafik të lëndëve narkotike. I arrestuari pas kësaj u dërgua në burgun e Regina Coeli, ku pritet të shlyejë dënimin e dhënë nga të dyja vendimet. a.y/NOA

KOMENTE