English

Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

Prishtinë, 21 shtator 2011, NOA- Dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u arrestuan pasditen e sotme në hyrje të Prishtinës, pasi u ndaluan me makinën me të cilën udhëtonin. Siç njofton Vetëvendosje, aktivistët e arrestuar janë Salih Zyba dhe Arbëri Krasniqi, ndërsa deri në këtë moment policia nuk ka dhënë ndonjë informatë për arsyen e mbajtjes së tyre. Në qëndrimin e saj Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur nota proteste, duke e cilësuar arrestimin arbitrar nga ana e policisë si dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të saj. a.y/NOA

KOMENTE