English

Berisha për CNBC Europe: Ekonomia po rritet e papunësia po ulet

E mërkurë, 21 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri i vendit Sali Berishanjë intervistë të pak çasteve më parë për televizionin prestigjioz CNBC Europe, u shpreh se kriza ekonomike nuk e ka prekur Shqipërinë. Sipas tij është e vërtetë që kriza në Greqi dhe Europë nuk ka impakt pozitiv, por deri më tani ajo nuk e ka prekur vendin tonë, pasi siç tha ai vendi ynë po e mbikqyr me kujdes krizën. Lidhur me praninë e bankave greke në vendin tonë, Berisha tha se bankat greke nuk përbëjnë bankat kryesore në Shqipëri pasi siç tha ai ka edhe banka të tjera, duke u treguar optimist se bankat greke në Shqipëri nuk do të preken nga kriza pasi performanca e tyre paraqitet e mirë. Kryeministri Berisha theksoi se, “Remitancat përbëjnë një burim kryesor në Shqipëri, por deri më tani emigrantët shqiptarë vazhdojnë të investojnë me biznese të vogël në vendin e tyre dhe ekonomia jonë po rritet, ndërsa papunësia po ulet dhe ne jemi optimist se ne do ta superojmë mirë këtë situatë”. Lidhur me krizën që ka përfshirë Greqinë ai tha se, nuk është vetëm problem i një vendi, por është një problem i Bashkimit Eropian, pasi është efekt domino dhe duhet shmangur edhe në vendet e tjera europiane. Ndërkaq ai vlerësoi kontributin e Europës për Greqinë, duke e cilësuar si një rëndësi të veçantë mbajtjen e monedhës Euro të qëndrueshme. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri i vendit, Sali Berisha

KOMENTE