English

Portugalia pa mbështetje, ashtu si Greqia po shkon drejt falimentimit

Kryeministri portugez, Pedro Passos Coelho ka paralajmëruar për rrezikun e pasojave të një falimentimi të mundshëm të shtetit. Që kjo të mos ndodhë, edhe Portugalisë i nevoiten ndihma të reja fiananciare, tha Passos Coelho në televizionin portugez. Kryeministri rikonfirmoi angazhimin e tij për masat e kursimeve të rëna dakord me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vendi i tij duhet t'i përmbahet "ekzakt" marrëveshjes. Portugalia e përfshirë nga borxhet e mëdha kishte marrë në maj miratimin e një kredie në lartësinë prej 78 miliardë euro, raporton radio DW. Polemikat mbi politikën e reformave dhe të kursimeve të detyruara e kishin çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

KOMENTE