English

Sllovenia po shkon në zgjedhje të parakohshme

Sllovenia, pas mosmarrëveshjesh prej muajsh brenda koalicionit qeverisës, ka gjasa që të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Parlamenti në kryeqytetin Ljubljanë, i hoqi votëbesimin qeverisë së kryeministrit Borut Pahor (në foto). Vetëm një e treta e deputetëve votoi për një vazhdim të qeverisë aktuale pakicë. Socialdemokratët deri tani në qeveri kanë edhe vetëm një muaj kohë që të kërkojnë një kryeministër të ri për të organizuar një shumicë në parlament. Megjithatë vëzhguesit besojnë se ka gjasa që kjo të arrihet, raporton radio DW. Nëse jo, atëherë më së voni brenda këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për një parlament të ri.

KOMENTE