English

Aksident i rëndë në Korçë, përplasen dy kalimtare humb jetën e moshuara

Korçë, 22 shtator 2011, NOA- Një aksidenti i rëndë ndodhi pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë – Polenë ku si rrjedhojë e tij humbi jetën një 73 vjeçare. Sipas të dhënave paraprake mësohet se një makinë ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe kur ka përplasur dy kalimtare të cilat kanë qenë duke kapërcyer rrugën. Por duket se përplasja ka rezultuar fatale për njërën prej tyre pasi Feride Merolli ka gjetur vdekjen ndërsa është përplasur rëndë një 67 vjeçare. Ndërkaq falë ndërhyrjes së uniformave blu u bë identifikimi dhe kapja e autorit të ngjarjes i cili është identifikuar si Andi Mata, 21 vjeç. a.y/NOA

KOMENTE