Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Në OKB do të jemi dy shtete shqiptare
English

Berisha: Në OKB do të jemi dy shtete shqiptare

Nju Jork, 22 shtator 2011, NOA - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha deklaroi se shumë shpejt në OKB do të jenë dy shtete shqiptare anëtare me të drejtë vote. Kryeministri Berisha bëri me dije se po lobon për njohjen e shtetit të Kosovës, e cila do t'i mundësonte anëtarësimin në OKB dhe organizata tjera relevante ndërkombëtare. Duke folur në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, shefi i ekzekutivit shqiptar theksoi se “Sot Kosova është një vend që ëndrrën e saj e ka bërë realitet dhe kjo është një nga ëndrrat e gjithë kombit shqiptar, që sot e shohim Kosovën të lirë dhe të pavarur”. Zoti Berisha vlerësoi faktin se vizioni i Kosovës për të ardhmen është një mundësi shumë e madhe. Sipas tij, në diskutimet e sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po lobon për njohjen e Kosovës. “Ne kemi shfrytëzuar takimet tona që të lobojmë edhe për Kosovën, njohjen e saj nga shtetet që nuk e kanë njohur ende ose hezitojnë ta njohin atë”, shtoi ai. Kryeministri Berisha foli në këtë intervistë edhe për takimin e përzemërt me presidentin amerikan Barack Obama, ish-presidentin Bill Klinton, zhvillimin e hovshëm ekonomik të Shqipërisë, për diasporën shqiptare etj. INA/NOA

KOMENTE