English

Inter-Ranieri, firma shumë pranë

Milano, 22 Shtator NOA - Pas shkarkimit të Gian Piero Gasperinit në shtëpinë e Interit me sa duke e ardhmja mban emrin e Claudio Ranieri. Ish-tekniku i Romës është një hap larg hedhjes së firmës mbi një kontratë që do ta lidhë me klubin zikaltër. Për tu diskutuar mbetet vetëm çështja e kohës që do të qëndroj ai. Propozimi i Interit është vetëm një vit, ndërkohë që tekniku dëshiron të paktën një kontratë 2-vjeçare. Me sa bëhet e ditur nga mediat italiane rruga drejt arritjes së akordit është pothuajse e përfunduar madje deri në atë pikë sa që zyrtarizimi mund të vijë orët në vazhdim. r.b/NOA

KOMENTE