English

Makina përplas biçikletën, vdes 30 vjeçarja nga Shkodra

Shkodër, 22 shtator 2011, NOA- Një 30 vjeçare nga qyteti i Shkodrës ka gjetur vdekjen mesditën e sotme ndërsa ka qenë duke ecur me biçikletën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit ku viktima e identifikuar si Arta Dani është përplasur fuqishëm nga një automjet i cili ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe. Ndërkaq uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa për 30 vjeçaren Dani përplasja ka rezultuar fatale. a.y/NOA

KOMENTE