English

Policia e Korçës flet për përplasjen e 2 të moshuarave

Korçë, 22 shtator 2011, NOA-(Update) Policia e Korçës vetëm pak pas aksidentit të mesditës së sotme ku u përplasën nga një makinë, dy gra të moshuara ka dhënë detajet e para të ngjarjes. Burime zyrtare nga blutë e këtij qyteti bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Dersnik të Korçës dhe konkretisht në të dalë të këtij fshati ku mjeti tip BMW me targa PG 4445 B me drejtues mjeti shtetasin Andi Meta 21 vjeç, nga Korça, ka goditur dy kalimtare, banuese në fshatin Dersnik. Sakaq mësohet se si rrjedhojë e përplasjes ka humbur jetën 67 vjeçarja Sofie Merolli dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital, 73 vjeçarja Feride Merolli. Ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit u bë shoqërimi në polici si dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. a.y/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi15:30 - 22 Shtator 2011
    Prapambetja e thelle e shqiptareve ne pergjithesi dhe fshatareve ne vecanti,krijon ferkime te medha me ndryshimet galopante qe po ndodhin aq rembyshem ne Shqiperine e sotme.Nga keto ferkime,perplasje,kerleshje degjojme gati c'do dite,vrasje,aksidente,helmime,infeksione,etj mjerime qe s'dothnin me pare,me jeten e vaket,te ploget,gjumashe qe kish Allbanistani.Ja dhe perplasja e dy te moshuarve ne fshatrat e Korces kete deshmon.Tani edhe fshatrat kane veturat e tyre,dikur kur kalonte nje makine ne fshat ishte ngjarje e madhe,qe ngrinte ne qiell nje shtellunge pluhuri sa dukej nga lark qe po kalonte nje makine e cila si e vetmuar, s'kish me ke te perplasej.Sa te mesohen shqipot me gjithe aspektet e jetes ne liri,por qe do regulla me te forta,fatkeqesisht do kemi te tjera aksidente,ngaqe jeta e se kaluares s'kish kete dinamizem dhe kaq regulla,ligje,qe ende si njohin , jo ti zbatojne shqipot e Allbanistanit.