English

Trafikonte dy amfora, bllokohet në Durrës italiani

Durrës, 22 shtator 2011, NOA- Një shtetas italian I moshës 45 vjeçare është bllokuar në portin e Durrësit pasi gjatë kohës që ka qenë duke u nisur në Itali, në automjetin e tij tip Fiat AF773YX u gjetën dy amfora. Menjëherë pas kësaj italiani me iniciale F.C, u ndalua, pasi amforat e gjetura klasifikoheshin si objekte arkeologjike, të cilat ky i fundit synonte ti kalonte në vendin e tij. Lidhur me këtë ngjarje ndaj tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa Prokuroria e Durrësit po vijim më tej hetimet. a.y/NOA

KOMENTE