Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abu Mazen: Palestina në OKB, Izraeli po çon përpara një politikë kolonialiste
English

Abu Mazen: Palestina në OKB, Izraeli po çon përpara një politikë kolonialiste

E premte, 23 shtator 2011, NOA- Presidenti i Palestinës Abu Mazen, i dorëzoi formalisht sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, kërkesën për njohjen e Palestinës në Kombet e Bashkuara si anëtarin e 159 të saj. Ndërkaq në qytetet palestineze janë njoftuar manifestime paqësore, por edhe protesta kundër ushtrisë izraelite. Një duartrokitje e gjatë shoqëroi hyrjen e Presidentit të Palestinës Abu Mazen në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, ndërsa paralelisht me të ndërsa televizionet transmetonin ngjarjen, një turmë me qindra mijëra palestinez u lëshua në rrugë dhe sheshet e Ramallah dhe të qyteteve të tjera për të shprehur mbështetje ndaj kërkesës për njohje të shtetit të prezantuar nga Abu Mazen. Menjëherë pas kësaj Abu Mazen akuzoi Izraelin se po çon përpara një politikë kolonialiste me pushtim ushtarak kundër popullit të Palestinës, një politikë që dhunon të drejtat humane. Në përfundim ai shtoi se nga ana e Palestinës janë paraqitur të gjitha rrugët për paqe. a.y/NOA

Në foto: Abu Mazen, Ban Ki Moon

KOMENTE