Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Boo, qeni star i Facebook, publikon një libër (Foto)
English

Boo, qeni star i Facebook, publikon një libër (Foto)

E premte, 23 shtator 2011,NOA- Faqja e tij në Facebook numëron rreth 2 milionë fansa, ndërsa çdo foto e tij numëron mijëra Like dhe komente, por nuk është as aktor dhe as yll i televizionit. Personazhi në fjalë quhet Boo, qeni më i famshëm i rrjetit social. Fotot e qenit 5 vjeçar u shfaqën në Facebook për herë të parë gjatë vitit 2009 dhe tani ai ka tërhequr edhe vëmendjen e yjeve të famshëm, mes të cilëve atë të këngëtares Ke$ha, e cila në tweeter, e ka cilësuar si të fejuarin e saj tëri. Por një nga arsyet që Boo është kaq i dashur është pamja e tij prej arushi, ndërsa pronarja e tij me iniciale J.H. Lee, ka treguar për mediat se kjo qenie e veçantë ka lindur nga një incident, ose më saktë nga një ndërhyrje. “Boo e kishte lëkurën plot me kokrra të pamundura për tu zgjidhur dhe ishte e nevojshme që të ndërhyhej. Për këtë e çova në një sallon bukurie dhe nga ai moment looku dhe pamja e tij nuk ka ndryshuar, por është bërë dita-ditës më i bukur”, shprehet e zonja e tij. Stili i Boo ka patur aq shumë sukses në web sa që mund të gjenden shumë këshilla se si mund ta kthesh një qen si arush.

Jetë prej stari Ashtu si të gjithë personazhet Vip edhe Boo ka një site vetëm për vete, boothedog.net, një profil në tweeter i cili rifreskohet herë pas herte me fushatat e tij të panumërta publicitare. Ndër të tjera në muajin gusht doli në treg edhe libri i tij me fotografi, “Boo: The life of the World's Cutest Dog”, i cili ka rezultuar me një sukses rekord në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. a.y/NOA

KOMENTE