English

Kapet minoreni- përdhunues, sulmoi 2 femra brenda pak minutave

E premte, 23 shtator 2011, NOA- Një i mitur i moshës 16 vjeçare u arrestua nga policia e Sanremos në Itali. Sipas karabinierëve shkak për këtë është bërë sulmi dhe tentativa për të përdhunuar dy gra brenda pak minutash. Një vajze e re e cila u sulmua nga shqiptari u përplas në një shtyllë dukë pësuar dëmtime të rënda. Rastet në fjalë u verifikuan në Bussana, pranë rrethrrotullimit të Valle Armea, të cilat gjetën jehonë të madhe në mediat italiane, kryesisht për shkak të moshës së agresorit dhe guximit të tij. Ndërkaq kanë qenë disa kalimtarë të rastit ata që e çuan drejt arratisjes agresorin minoren, i cili u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes. Nga ana e karabinierëve thuhet se i mituri ishte emigrant në atë zonë ku dhe jetonte me familjen e tij. a.y/NOA

KOMENTE