Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet një thërrmijë atomike me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës
English

Zbulohet një thërrmijë atomike me shpejtësi më të madhe se ajo e dritës

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim i cili, nëse vërtetohet, mund të ndryshojë ligjet e fizikës. Një grup shkencëtarësh ndërkombëtar thotë se ka matur një thërmijë nën-atomike, e quajtur neutrino, të lëvizë më shpejt se shpejtësia e dritës – diçka kjo që konsiderohej e pamundur. Një përshpejtues (akselator) thërmijash dërgoi një tufë neutrinosh në një largësi prej 730 kilometrash, nga Qendra Evropiane për Kerkimet Bërthamore në Zvicër deri në një laborator në Itali. Shkencëtarët thanë se ata ishin shumë të habitur kur vunë re se neutrinot e kishin bërë këtë distancë brenda 60 nano-sekondash, pra më shpejt se shpejtësia e dritës, raporton VOA. Teoria e relativitetit e Albert Ainstaijnit e vitit 1905 është një gur themeli për regullat e fizikës moderne dhe ajo bazohet mbi idenë se asgjë nuk lëviz më shpejt se drita. Nëse ky zbulim mbi neutrinot vërtetohet, ai do të hedhë dyshime mbi shumicën e zbulimeve të bëra mbi mënyrën se si funksionon universi.

KOMENTE