English

Erdogan thirrje: Çdo familje në Ballkan, të bëjë të paktën 3 fëmijë

Ankara, 24 shtator, NOA – Një thirrje, e cila njihet si e debatueshme, ka mbërritur sërish nga kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, lidhur me zhvillimin demografik në Ballkan.

Ai përsëriti që familjet në Ballkan të kenë të paktën tre fëmijë, për t’u kthyer kështu në Evropë, në një fuqi të re dhe dinamike.

"Unë kam këshilla për ju. Unë u bëj thirrje çifteve të martuara dhe atyre që duan të martohen: Ju duhet të keni së paku 3 fëmijë. Unë ua kujtoj edhe kryeministrave që janë këtu: Të paktën 3 fëmijë", tha Erdogan në takimin me titull "Një Vizion, për të ardhmen e përbashkët", mbajtur nga Federata e Shoqatave të Ballkanit në Nju Jork të enjten.

Kryeministrat e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë ishin gjithashtu duke ndjekur mbledhjen.

Popullsia e vendeve të Ballkanit ka qenë në rënie kohët e fundit, kjo edhe pasi familjet luftojnë ende me vështirësitë ekonomike që u shfaqën pas viteve të luftës.

Emigracioni është një arsye tjetër që popullsia ka qenë e pakësuar në të gjithë Ballkanin.

Erdogan ka bërë thirrje për një rritje e popullsisë në Turqi për të siguruar gjithmonë se ajo ka një popullatë të re për të prodhuar pasuri, ndërsa një tjetër pjesë e popullsisë vazhdon të bashkohet me ushtrinë e të dalë në pension. Por thirrja e tij është e diskutueshme mes kritikëve, të cilët tregojnë për koston e rëndë të rritjes së fëmijëve në familje dhe numrin tashmë të lartë të të papunëve.

Në lidhje me Ballkanin, ai shtoi "se ne shpresojmë që vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë në Ballkan nuk do t’i hedhin në mbeturina energjitë e tyre në përleshje, por do punojnë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të shkëlqyer së bashku".

n.e/NOA

KOMENTE