Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermani, Erfurt, të shtëna armësh para meshës së Papës
English

Gjermani, Erfurt, të shtëna armësh para meshës së Papës

Erfurt, 24 shtator 2011, NOA – Të shtëna armësh janë dëgjuar pak momente para se Papa Benedikti i 16-të të celebronte meshën e shenjtë në qytetin Erfurt të Gjermanisë. Të shtënat e armës u dëgjuan disa qindra metra larg altarit ku Papa po përgatitej të celebronte meshën e shenjtë. Një person qëlloi pa u tutur në një postbllok, pranë sheshit Duomo, ku mbeti i plagosur një polic, ndërsa vetë autori i të shtënave u arrestua në moment. Lajmin e bëri publik televizioni lokal Mdr Thüringen. Autoritetet e policisë në Erfurt konfirmuan incidentin duke bërë me dije se ngjarja është ende e paqartë. Por, situata u vu nën kontroll dhe nuk pati ndërprerje të meshës së shenjtë. Kjo është dita e tretë dhe e fundit e vizitës së Atit të Shenjtë në Gjermani. Ajo u çel me meshën e Atit të Shenjtë në sheshin e vogël Duomo në Erfurt. “ Jetojmë në një kohë kur kriteret e jetës së njeriut janë bërë të pasigurta. Etika është zëvendësuar me llogaritjen e pasojave, por pa njohjen e Zotit njeriu kthehet në qenie të manipulueshme”, tha Papa gjatë meshës. Më pas Benedikti XVI do të fluturojë për në Friburg, në vendlindjen e tij, dhe mandej ai do të shkojë në kishën katolike të Baden-Wuerttemberg, ku pasdite do të takojë ish-kancelarin gjerman Helmut Kohl, protagonist i bashkimit të Gjermanisë. mit/NOA

KOMENTE