English

I dashuruar, vrasësi fal viktimën e tij

E ka mbuluar me ketchup dhe kjo për të stimuluar vrasjen. Brazil, 24 Shtator NOA - Një vrasës i dashuruar, braziliani Hitman Carlos Roberto de Jesus, ish i burgosur, ka falur viktimën e tij, Iranildes Aguiar Araujo. Megjithatë denoncimi në polici u krye. De Jesus ishte paguar 345 dollarë nga një bashkëshorte dhe shtëpiake e tradhtuar, Maria Nilza Simoes, për të vrarë dashnoren e bashkëshortit të tij. Në momentin që Jesus ka parë Araujo, është dashuruar menjëherë. Në këtë mënyrë, duke mos u përqendruar në “punën” e tij, ai krijoji një plan për të stimuluar vrasjen. Të dy blenë dy shishe ketchup në një super-market lokal dhe filluan të zbatonin planin. De Jesus, Pai e shtriu femrën në tokë, i hapi këmishën duke i lënën nën saj një njollë të kuqe dhe më pas i lidhi duart duke e lyer me ketchup për ta bërë sa më real gjakun. Ish i burgosuri e fotografoi këtë skenë duke i çuar më pas foton, gruas që kërkoi këtë krim. r.b/NOA

KOMENTE