Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rënia e lirë e satelitit Uars, NASA: Nuk ekziston rrezik për Europën
English

Rënia e lirë e satelitit Uars, NASA: Nuk ekziston rrezik për Europën

E shtunë, 24 shtator 2011, NOA – Nuk ekziston më asnjë rrezik për Italinë dhe Europën nga mbetjet e satelitit të vjetër Uars, të cilat ishte parashikuar se do të binin në tokë mbrëmjen e të premtes dhe ndaj të gdhirë të së shtunës në rajonin verior të Italisë. Ekspertë të Stacionit hapësinor amerikan NASA dhe Komitetit Shkencor të Mbrojtjes Civile italiane sigurojnë se trajektorja e rrëzimit të mbetjeve të satelitit ka ndryshuar krejtësisht, duke nxjerrë jashtë zonës së rrezikut Italinë dhe vendet e tjera të Europës. NASA bën me dije se sateliti i shkëputur në hapësirë ka ngadalësuar rënien e tij dhe hyrja në atmosferën e planetit Tokë pritet të ndodhë në 12 orët e ardhshme. Sipas NASA-s mbetjet e satelitit të vjetër Uars është parashikuar të bien në një zonë që përfshin Kanadanë, Afrikën, Australinë dhe zona të pabanuara në oqeanin Atlantik e Indian. Sateliti Uars është i madh sa një autobus dhe ai është vendosur në orbitën e Tokës para 20 vitesh për të mbledhur të dhëna rreth shtresës së Ozonit që mbron planetin tonë nga rrezet ultravjollcë. NASA thekson se është e mundur që sateliti Uars të mos jetë shkatërruar tërësisht nga ndikimi i atmosferës tokësore. Shkencëtarët besonin se të paktën 26 pjesë të mbetura të Uars, që peshojnë nga 600 gramë deri në 158 kilogramë secila do të shpërndaheshin në një rreze prej 600 kilometrash. Por ky parashikim u rrëzua pasi Uars ndryshoi trajektoren e tij, duke ndryshuar plotësisht orarin e rënies dhe pozicionin e tij. Sipas NASA-s zona më e mundshme e rrëzimit të mbetjeve të satelitit Uars është Kandaja. mit/NOA

KOMENTE