English

Rihana lançon albumin e saj të ri

Kaliforni, 24 Shtator NOA - Nuk ka kaluar as edhe një vit nga lançimi i albumit të pestë në karrierën e saj, “Loud”, ku sërish Rihana paraqet një album me këngë të papublikuara ndonjëherë. Data e lançimit të albumit është parashikuar për 21 nëntor. Ndërkohë këngëtarja ka publikuar dhe një këngë të vetme “We Found Love”, e cila është prodhuar dhe falë bashkëpunimit me DJ dhe këngëtarin Calvin Harris që aktualisht është më i kuotuari. Një lajm ky që i ka vënë në pritje të gjithë fansat e yllit të popit, Rihana njoftoi për këngën e saj “We Found Love” feat. Calvin Harris, nëpërmjet faqes së saj të Facebook, që aktualisht numëron më shumë se 45 milionë fansa në mbarë botën. r.b/NOA

KOMENTE