English

Vjen loja tetris në 3D, nga Nintendo

Itali, 24 Shtator NOA - Tetris për herë të parë do të mbërrijë në versionin e saj të vërtetë 3D, më 21 tetor të vitit 2011. Një nga lojërat më të famshme e më të njohura në mbarë botën, siç njoftohet nga Nintendo, do të jetë e disponueshme për të gjithë fansat e saj evropianë në aparaturën portabël 3DS. 3D-ja amplifikohet në 20 modalitet e kësaj loje: Fit shtyp blloqet në hapësira në forma specifike; Bombliss Plus përdor bomba për të shpërthyer blloqet që vijnë nga poshtë ose mund të pozicionohet një kartë RA në tavolinën përballë e mund të shihet loja që merr jetë me modalitetin “Real” të rritur. r.b/NOA

KOMENTE