English

Zbulohet gjeni që redukton diabetin e tipit 2

Sydney, 24 Shtator NOA - Një zbulim gjenetik është arritur në Australi, i cili ka hapur rrugën për terapi të cilat mund të mundin diabetin e tipit të dytë, që shkaktohet si nga faktorë gjenetikë ashtu dhe nga ato ambientalë, si mbipesha, dieta e keqe, ushtrimet fizike jo sa duhet dhe stresi. Për të cilin aktualisht nuk gjendet asnjë lloj kurimi. Shkencëtarët e Institutit Garvan në Sydney kanë lokalizuar se si gjeni Id1 reagon ndaj dietave me një përmbajtje të lartë yndyre duke ndërprerë prodhimin e insulinës në pankreas duke shkaktuar diabetin. Ky kërkim duhet thënë se do të ndikojë në krijimin e farmaceutikëve të rinj. r.b/NOA

KOMENTE