English

Jemen, vriten 40 kundërshtarë të regjimit

Beirut, 25 shtator 2011, NOA – Të paktën 40 të vdekur civilë e ushtarë është numri i viktimave të shënuara mbrëmë në kryeqytetin e Jemenit, Sana, gjatë përleshjeve të armatosura mes forcave besnike dhe atyre kundërshtare të presidentit Saleh. Këto përleshje erdhën një ditë pas kthimit të papritur në atdhe të presidentit jemen Ali Saleh, dhe mund të cilësohen si përgjigjia e diktatorit jemen kundër kryengritësve të regjimit. Presidenti jemen pas plagosjes në muajin gushtnjë atentat kundër tij, qëndroi për tre muaj i shtruar në një spital pranë Arabisë Saudite. Përleshjet e armatosura u zhvilluan mes forcave qeveritare të armatosura dhe sheikëve fisnorë, të cilët i janë vënë kundër presidentit Saleh. Sipas tyre forcat qeveritare kanë hapur zjarr mbi demonstruesit e tubuar në sheshin e pagëzuar si Sheshi i Ndryshimit. Gjatë trazirave në Sana forcat besnike të regjimit përdorën kundër demonstruesve edhe armë të artilierisë së rëndë. Kundërshtarët e regjimit të Ali Saleh ngritën krye ndaj regjimit diktatorial të Saleh që prej muajit shkurt të këtij viti duke kërkuar largimin nga pushteti të presidentit jemen dhe klanit të tij familjar. mit/NOA

KOMENTE