Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, diaspora mbetet jashtë regjistrimit
English

Maqedoni, diaspora mbetet jashtë regjistrimit

E diel, 25 shtator 2011, NOA- Kryetarja e Komisionit shtetëror të regjistrimit, Vesna Janevska ka deklaruar se qytetarët të cilët jetojnë në diasporë nuk munden të regjistrohen, nëse brenda 12 muajve nuk kanë qenë një herë në vendlindje. Ata të cilët kanë dalë dhe nuk jetojnë në vend më shumë se 12 muaj nuk do të regjistrohen sepse ata do të regjistrohen në vendet në të cilat jetojnë. Ata, sqaron ajo, janë shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe i ruajnë të gjitha të drejtat, si për shembull të drejtën e votës, por nuk mund të regjistrohen sepse vendbanimi i tyre i përhershëm nuk është në shtetin tonë. "Kjo është gjithashtu për shkak të procedurave, rregulloreve të EUROSTAT, që kujdeset për statistikën në BE. Dhe ajo është ashtu sepse nga regjistrimi priten parametra jo për përkatësinë etnike, jo për religjionin, por parametra të cilët do të mundësojnë ekonomi më të mirë, mbrojtje më të mirë sociale, sistem më të mirë shëndetësor, sistem arsimor, infrastrukturë më të mirë dhe përfundimisht makroprojeksione adekuate. Qytetarët të cilët nuk do të regjistrohen nuk i humbin të drejtat e shtetasve të Republikës së Maqedonisë", thekson Janevska. Ndërkohë përfaqësuesit shqiptar të Komisionit thonë se Ligji për Regjistrim thotë ndryshe. Sipas tyre, ligji mundëson që të përfshihen në regjistrim të gjithë ata qytetarë që kanë leje qëndrimi në vendet e huaja, por që janë nga Maqedonia. (INA)/NOA

KOMENTE