Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një javë nga protesta ekstreme e minatorëve, situata mbetet pa zgjidhje
English

Një javë nga protesta ekstreme e minatorëve, situata mbetet pa zgjidhje

Bulqizë, 25 shtator 2011, NOA – Mbushet një javë nga rihyrja e minatorëve të Bulqizës në grevë urie. Pas mosplotësimit të kërkesës së fundit të tyre nga kompania ACR, për largimin e drejtorit të minierës, minatorët shpresojnë që me këtë protestë ekstreme të arrijnë zgjidhjen e situatës, që ka hyrë nëpër një rrugë pa krye. Pas tre muaj protestash dhe një greve të parë urie që u tejzgjat në zgrip të durimit për afro 30 ditë, situata në Bulqizë ende nuk është zgjidhur. Megjithë plotësimin e kërkesave të tjera ekonomike, ACR mban peng zgjidhjen e situatës duke mos i dhënë jetë kërkesës së fundit të minatorëve, pasi e cilëson atë si një kërkesë që nuk lidhet me interesat e minatorëve, por me interesat e ngushta të vetë krerëve të sindikatës. Minatorët grevistë mbështeten në grevën e tyre nga kolegët dhe familjarë e qytetarë të Bulqizës të tubuar jashtë mjediseve të grevës së urisë. Edhe pse greva e urisë është protesta ekstreme për arritjen e kërkesave të ligjshme greva e minatorëve shqiptarë duket sikur po shndërrohet në një fenomen të përditshëm dhe të natyrshëm që flet për papërgjegjshmërinë e autoriteteve të shtetit, kompanisë private që i është dhënë koncesion në minierë, por ndoshta edhe të vetë minatorëve që sipas gjasave nuk e përdorën siç duhet grevën e urisë. Kjo sepse, zgjidhja e situatës duhej të kishte ardhur pas përmbylljes së grevës 27 ditore të urisë në galeritë e rrezikshme të minierës së Bulqizës, ku minatorët dyluftuan me rrezikun e shembjes së saj dhe urinë për kërkesat e tyre të ligjshme dhe jetike, grevë që duket se nuk shërbeu paq për atë që kërkonin. mit/NOA

KOMENTE