English

Ramallahu pret me festime kthimin e Abu Mazen nga New Yorku

E diel, 25 shtator 2011, NOA- Presidenti i Palestinës Abu Mazen u kthye në Ramallah nga New Yorku, duke u pritur si triumfator nga festimet e turmave të ndryshme. Menjëherë pas mbërritjes ai vendosi një tufë me lule mbi varrin e liderit palestinez Yasser Arafat, para se të drejtohej drejt turmës e cila lëkundte flamurë të Palestinës. Të entuziazmuar qytetarët thërrisnin, “Jemi të gjithë me ty Abu Mazen, ne të mbështesim”. Dy ditë më parë Presidenti i Palestinës Abu Mazen, i dorëzoi formalisht sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, kërkesën për njohjen e Palestinës në Kombet e Bashkuara si anëtarin e 159 të saj. a.y/NOA

Në foto: Presidenti i Palestinës Abu Mazen

KOMENTE