Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, Shoqatat: Të mobilizohet diaspora
English

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, Shoqatat: Të mobilizohet diaspora

Shkup, 25 shtator 2011, NOA - Shoqatat joqeveritare apelojnë që diaspora shqiptare të mobilizohet për regjistrimin e popullsisë që zhvillohet nga 1 – 15 tetorMaqedoni. Një përfaqësues i Këshillit të Organizatave Shqiptare (KOSH) apelon që diaspora gjatë regjistrimit të organizohet dhe të jetë në vendlindje për të marrë pjesë në procesin e regjistrimit, edhe përkundër shumë mangësive rreth kornizës ligjore të këtij procesi. “Ne i bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve të vijnë në vendlindje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për tu regjistruar, sepse bëhet fjalë për një moment historik. Kjo vlen për ata që nuk kanë qenë me vite në Maqedoni, ndërsa ata që vijnë çdo vit për pushime mund të angazhojnë të afërmit për të bërë regjistrimin e tyre. Ne jemi të vetëdijshëm se me këtë regjistrim nuk u përmbushën kërkesat dhe zërat që regjistrimi të zhvillohet gjatë periudhës së pushimeve kur përfaqësuesit e diasporës janë në vendlindje, por megjithatë apelojmë për mobilizim”, theksoi për INA, një përfaqësues i lartë i KOSH. Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) gjithashtu vlerëson nevojën për numërimin e diasporës në regjistrimin e 2011. “Ne jemi të vetëdijshëm se ky cenzus do të jetë vendimtar për shumë çështje dhe arsye se përse diaspora shqiptare duhet të jetë aktive dhe përmes formave dhe mundësive të shfrytëzojë rastin dhe të regjistrohet. Janë disa mundësi që duhet të shfrytëzuar, pavarësisht se ka pasur pakënaqësi dhe reagime lidhur me periudhën e realizimit të këtij procesi”, thekson OBRIE. Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, të drejtën për tu përfshirë në regjistrim e kanë të gjithë shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit më pak se një vit, të cilët mund të regjistrohen nga ana e të afërmve të tyre në vendlindje. Ligji parasheh që familjet që jetojnë në diasporë duhet t’i ofrojnë të afërmve të tyre së paku një dokument personal (letërnjoftim, çertifikata, shtetasi, dokumente të tjera) për t’u regjistruar. Në këtë drejtim shoqatat kanë apeluar që të ketë një fushatë më informuese lidhur me sensibilizimin e opinionit për t’u përfshirë në regjistrim edhe kjo kategori. Shoqatat joqeveritare kërkojnë që mediat të ndërgjegjësojnë diasporën që të jetë më aktive në këtë proces dhe të organizohet për t’u përfshirë në numërimin e popullsisë në Maqedoni. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë të vitit 2002, shqiptarët numërojnë 25,17 përqind si popullsia e dytë në Maqedonisë pas asaj maqedonase me 64 përqind. INA/NOA

KOMENTE