Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhgënjim palestinez prej fjalimit të Obamës
English

Zhgënjim palestinez prej fjalimit të Obamës

Wafa, Gaza 25 Shtator 2011 NOA – Grupe te shumta kombëtare dhe brenda OCP-se e konsideruan fjalimin e presidentit të SHBA-së Barak Obama zhgënjyes e qe nuk i përmbush aspiratat e popullit palestinez. Në një deklaratë për shtyp anëtari i Komitetit Ekzekutiv te OCP-se si dhe anëtar i Komitetit Qendror te lëvizjes Fatah Zakaria Al-Agha tha se: fjalimi i Obamës është me i keqi në të gjithë historinë e krerëve të Shteteve të Bashkuara në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez. Agha shpjegoi se Obama dje ka zbuluar fytyrën e vet të vërtetë, e cila ka mashtruar arabët dhe myslimanët për një kohë të gjatë. Ai, nëpërmjet këtij fjalimi i cili i tejkaloi jo vetëm legjitimitetin ndërkombëtar dhe themelet e paqes në rajon, por e humbi dhe fytyrën para vendeve arabe, islamike, ka nisur fushatën e tij elektorale duke i paraqitur kredencialet Izraelit dhe lobit sionist në Amerikë. Ne këtë mënyrë ai ka hedhur pas krahëve dhe interesat e vete Amerikës ne rajon duke i konsideruar ato si interesa te siguruara dhe askush nuk guxon t’i preke ato. Nga ana e tij, Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës nëpërmjet sekretarit për çështje politike Kais Abu Leila tha se ne fjalën e tij para sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara presidenti tregoi këmbënguljen e SHBA-se në injorimin e të drejtave te palestineze për liri dhe çlirim nga pushtuesi Izraelit. Ai theksoi gjate deklaratës për shtyp nga New York, se "presidenti amerikan i ekzagjeroje shqetësimet e Izraelit rreth sigurisë se tij, shqetësime këto qe nuk janë gjë tjetër vetëm se justifikime te kota për te mbajtur tokat palestineze nen pushtim dhe zbatuar planin për ngritjen e vendbanimeve. Ndërsa Fronti Popullor i Qëndresës Palestineze tha se Presidenti Obama ne fjalimin e tij shkeli parimet e të drejtave të njeriut dhe ra ne një kontradiktë të qartë me demokracinë dhe lirinë e njerëzve, të mbrojtur nga vete SHBA. Ai vështroi për sigurinë e Izraelit dhe injoroi vuajtjet e popullit palestinez. Zëdhënësi i Frontit per median tha se njohja e Palestinës nga 140 vende në botë, e bën administrata amerikane të jetë e vetëdijshme për këtë prirje globale, duke theksuar se fjalimi i zotit Obama ishte zhgënjyes dhe për mesazhin globale të Kombeve të Bashkuara. e.t/NOA

Lexoni gjithashtu:

Qeveria shqiptare zhgënjen Palestinën, nuk përkrah njohjen e shtetit

SHBA, e vendosur të vërë veto ndaj kërkesës palestineze

22.09.2011

Shtëpia e Bardhë njofton se presidenti Barak Obama e ka paralajmëruar presidentin e Autoritetit Palestinez se SHBA do të vërë veto ndaj çdo hapi të Këshillit të Sigurimit për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.

Obama ka takuar Abasin në Nju Jork, ndërsa para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se vetëm bisedimet direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, mund të çojnë në krijimin e shtetit palestinez.

“Në fund të fundit, është çështje e izraelitëve dhe palestinezëve, të cilët duhet të arrijnë marrëveshje për çështjet që i ndajnë ata: për kufijtë dhe sigurinë, për refugjatët dhe Jerusalemin. Në fund të fundit, paqja varet nga kompromisi midis popujve që duhet të jetojnë së bashku”, ka thënë Obama.

Ai më vonë ka takuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, të cilin e ka siguruar për mbështetjen e palëkundshme amerikane.

Palestinezët protestojnë kundër fjalimit të Obamës Rreth 1,000 palestinezë janë tubuar në Ramallah të Bregut Perëndimor, për të protestuar kundër fjalimit të presidentit amerikan, Barak Obama, në Kombet e Bashkuara. Gjithashtu në përgjigje të fjalimit të Obamës, sindikatat e punëtorëve palestinezë kanë bërë thirrje për tubime masive, që do të zinin vend nesër pas lutjeve të së premtes. Të mërkurën, Obama ka paralajmëruar presidentin e Autoritetit Palestinez se SHBA do të vërë veto ndaj çdo hapi të Këshillit të Sigurimit për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.

Obama ka takuar Abasin në Nju Jork, ndërsa para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka thënë se vetëm bisedimet direkte ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve, mund të çojnë në krijimin e shtetit palestinez.

KOMENTE