English

Fergie: Jam një kukull shumë e bukur

SHBA, 25 Shtator NOA - Fergie, këngëtarja e Black Eyed Peas, ka pozuar për fotografët së bashku me statujën që është krijuar për “Madame Tussauds” në Las Vegas. Me luk të ri me flokë të shkurtër dhe në formë më shumë se kurrë, Fergie ka dhuruar spektakël së bashku me sozinë e saj. “Jam e emocionuar – tha ajo për Fox News – nuk kam pasur asnjëherë një kukull kaq të bukur”. Së bashku me këngëtaren ishte dhe bashkëshorti i saj Josh Duhamel, që e ka vëzhguar gjatë gjithë kohës me sy që shfaqnin dashuri. Në një moment Fergie ka kapur statujën e saj nga gjoksi duke u siguruar për përmasat nëse ishin të sakta. Statuja e Fergie ka kushtuar 300 mijë dollarë dhe do të vendoset së bashku me atë të Brad Pitt, Angelina Jolie dhe presidentit amerikan Barack Obama në Madame Tussauds. r.b/NOA

KOMENTE