Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia: Mos i diskriminoni fëmijët e emigrantëve, të pranohen në kopshte
English

Greqia: Mos i diskriminoni fëmijët e emigrantëve, të pranohen në kopshte

Athinë, 26 shtator, NOA - Fëmijët e emigrantëve që jetojnë në Greqi, duhet që të pranohen të gjithë në kopshte, pavarësisht kombësisë që kanë. Ky apel u është drejtuar së fundmi autoriteteve greke nga ministri i Brendshëm Haris Kastanidis. I cituar nga agjencia greke e Lajmeve, ANA, ai përmban përgjigjen konkrete që Kastanidis, i ka dërguar parlamentit të Greqisë, në përgjigje të pyetjes së deputetëve të LAOS-it Athanasios Plevris dhe Adonis Georgiadis, lidhur me pranimin e fëmijve të emigrantëve në kopshtet e bashksië së Athinës.

Këta dy deputetë, në pyetjen e tyre theksonin se ka një mbi-përqendrim të fëmijëve të emigrantëve në kopshtet e bashkisë së Athinës.

E kjo sipas tyre, ka sjellë uljen e nivelit të mjedisit shkollor dhe margjinalizimin e shumë fëmijëve grekë që nuk gjejnë vend në kopshtet e bashkisë.

Por mesa duket, autoritetet zyrtare nuk janë dakord me një supozim të tyre, duke pohuar se ata “garantojnë të drejtën e aksesit të gjithë banorëve, pa dallim, në shërbimet që disponohen, pavarësisht kombësisë, besimit fetar, seksit, gjuhës apo grupit social të cilit i përkasin”.

Siç sqaron konkretisht ministri i brendshëm Haris, në kopshte kanë të drejtë që të shkojnë të gjithë fëmijët, qofshin këta grekë, apo edhe fëmijë emigrantësh që jetojnë në këtë vend.

Sipas të dhënave nga bashkia e Athinës, paraqitur parlamentit grek, më shumë se një e pesta e gjithë fëmijëve në kopshtet e bashkisë, janë me prindër emigrantë të huaj. Konkretisht, nga 5.251 fëmijë të regjistruar, 1.063 janë fëmijë emigrantësh.

Dhe siç sqaron drejtori i edukimit parashkollor në bashki, "përzgjedhja e fëmijëve bëhet në bazë të kushteve që përcaktohen nga rregullorja e brendshme, ndërsa kombësia nuk përbën kriter përzgjedhje".

n.e/NOA

KOMENTE