English

Medvedev: Të dorëhiqet zv.Kryeministri

E hënë, 26 shtator 2011, NOA- Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev i bëri thirrje zv.Kryeministrit, njëherësh ministër i Financave, Alexei Kudrin, që të dorëhiqet nga qeveria, pas komunikimit të djeshëm me Washington se nuk do të bënte pjesë në një ekzekutiv të ardhshëm të drejtuar nga Medvedev. Sipas mediave vendase, nuk vonoi as përgjigja e Kudrin lidhur me këtë thirrje, ku ai deklaroi se, “Po, por më parë dua të flasë me Kryeministrin Vladimri Putin”. a.y/NOA

Në foto: Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev

KOMENTE