English

Mister, zhduket macja dhe shfaqet ne Nju Jork pas 5 vitesh

Nju Jork, 26 Shtator NOA - Në momentin që macja Willow është zhdukur pesë vite më parë në Kolorado, padronët e saj menduan se atë e kishte ngrenë ndonjë ujkonjë. Është zbuluar vetëm ditën e sotme, që felini nuk ka qenë asnjëherë pjesë e menysë të ndonjë grabitqari: macja është zhdukur si me magji nga Nju Jorku, rreth 25 mijë kilometër nga shtëpia e saj. Jamie Squirs, bashkëshorti Chris dhe fëmijët, Lauren, Jack dhe Shelby janë takuar ditën e sotme me Willow në një hotelNju Jork. Se si kjo mace ka arritur të mbijetojë për gjithë këto vite dhe se si është shfaqur në Nju Jork vazhdon të mbetet një mister i vërtetë. Jamie Squirs, ndërkohë, shpreson të tregojë historinë magjike në një libër për fëmijë. Willow ishte zhdukur në momentin që një murator kishte lënë derën e shtëpisë së hapur dhe kjo kishte ndodhur gjatë punimeve për restaurimin e saj. Familja kishte shpërndarë nëpër të gjithë vendin njoftime për të gjetur macen e tyre, por asgjë nuk shkoi me sukses. Pas disa javësh ata u dorëzuan dhe menduan se Willow ishte përfshirë në ndonjë aksident apo kishte qenë pre e ndonjë grabitqari. Gjetja e tij u arrit falë një mikroçipi, i cili ishte i futur brenda në lëkurë që në kohën kur macja ishte ende këlysh. r.b/NOA

KOMENTE
  • Tomi Jerri06:46 - 26 Shtator 2011
    hahahahaha...macja paska patur mikrocip ! - epo shyqyr qe e kini gjetur!More sa kushton nje mikrocip se edhe une dua t'ia ve te dashures ,se ku i dihet edhe iken ne drejtim te paditur !