English

Një robot në qendër tregtare

SHBA, 26 Shtator NOA - Një robot-asistent “në dispozicion” të klientëve në të gjitha qendrat komerciale. Emri i tij është “Reem” dhe është ndërtuar nga Pal robotics, ndërkohë që truri i tij është Intel. Reem do të japë informacione për të ndihmuar klientët në zgjedhjet që do të kryejnë. Është shumë funksional, madje deri në atë pikë, saqë në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë kërkuar shumë ekzemplarë të tillë. Disa Reem janë aktualisht të impenjuar në qendrat komerciale të Abu Dhabi. Ndërmarrja ka bërë të ditur se ka gati rreth 20 ekzemplarë të tjerë që janë destinuar të jenë pjesë e kompanive të mëdha dhe do të punësohen gjatë viti 2012. r.b/NOA

KOMENTE