Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në CNN: Të vendosur për të hyrë në BE
English

Berisha në CNN: Të vendosur për të hyrë në BE

Nju Jork, 27 qershor, NOA - Kryeministri Sali Berisha deklaron se pavarësisht krizës ekonomike në të cilën ndodhet Europa, kjo gjë nuk e zbeh qëndrimin e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE. Deklarata e kryeministrit është dhënë gjatë një interviste të rrjetit të njohur televiziv amerikan CNN International, gjatë vizitës së tij pak ditë më parë në SHBA. Berisha u pyet në lidhje me krizën ekonomike në Europë dhe aspiratën së fortë të Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së. CNN: Kriza ekonomike nuk është vetëm një betejë e Greqisë. 750 mijë emigrantët shqiptarë në vend, po u dërgojnë familjeve të tyre më pak para dhe shumë prej tyre po kthehen në shtëpi. Remitancat janë të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Në vitin 2009 përbënin 9 për qind të GDP. Rritja ekonomike është tkurrur nga rreth 6 për qind përpara krizës ekonomike të vitit 2008, në 3.5 përqind këtë vit, por duke e krahasuar atë me atë të Bashkimit Europian, që është vetëm 0.2 përqind, tremujorin e kaluar, gjërat nuk duken keq. Pse Shqipëria akoma kaq e etur për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, në një rrëmujë të tillë. Këtë pyetje ia bëra më herët Kryeministrit Berisha.

Berisha: Unë mbetem i fokusuar dhe integrimi në Bashkimin Europian është dhe do të mbetet projekti i prioritetit më të lartë i vendit tim. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur çfarë kërkohet: standarde, norma, praktika, për ta merituar atë. Unë e konsideroj një proces plotësisht të bazuar në meritë.

CNN: Por përse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e një hapësire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrezikshme, siç e përshkruan FMN. Ne mund të përballemi me një dekadë me rritje ekonomike të humbur. Pse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e saj? Berisha: Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam besimin e thellë se kombet europiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin europian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdojë dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave. NOA

KOMENTE